Deputetja demokrate Grida Duma është një ndër deputetët e kallëzuar nga policia pas protestës së djeshme të opozitës. Sot ajo ka folur për këtë gjë në emisionin “Studio e Hapur” në News24. Ajo e komentoi si një situatë qesharake por shtoi se gjëja e mirë e gjithë kësaj është që aktivistët e PD-së janë liruar nga policia.
Si ndiheni që jeni proceduar në gjendje të lirë?
Si ndihemi me situatat qesharake?! Si gjithmonë i kemi pranuar këto. Më vjen mirë që sot disa deputetë të PD ju gjendën aktivistëve që ishin marrë me idenë për t’i futur brenda për t’i frikësuar. Gjëja e mirë është që me asistencën dhe presionin e deputetëve të PD aktivistët kanë dalë. Frika e opozitës nuk është fare çështja e kryeprokurores. Me këtë që i kanë bërë shqiptarëve duhet të ketë më shumë frikë maxhoranca.
Dhjetë deputetë opozitarë janë proceduar në gjendje të lirë për shkak të tensioneve të shkaktuara ditën e djeshme në seancën parlamentare.
Të proceduarit penalisht nga ana e PD janë deputetët Ervin Salianji, Gent Strazimiri, Edi Paloka, Klevis Balliu, Flamur Noka, Grida Duma. Ndërsa nga ana e Lëvizjes Socialiste janë Floida Kërpaçi, Monika Kryemadhi, Kejdi Mehmetaj, Endrit Braimllari. Noka, Paloka dhe Duma janë proceduar për “Prishje së rendit dhe qetësisë publike’, ndërsa të tjerët për “Kundërshtim të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.





