Një ditë pas protestës së dhunshme, brenda dhe jashtë Kuvendit, në një dalje për mediat, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka lënë të hapura të gjitha opsionet në lidhje me protestat, që nisën ditën e djeshme, duke përfshirë edhe propozimin e ish-kreut Sali Berisha për djegie të mandateve.
"Opozita i ka diskutuar në detaje të gjitha opsionet mbeten të hapura. Vendimet e opozitës do të jenë në përputhje me interesin më të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve."





