Një ditë pas protestës, në një dalje për mediat lideri i opozitës Lulzim Basha ka paralajmëruar se shkelja dhe dhunimi i Kushtetutës do të ketë pasoja të rënda për stabilitetin në vend.

"Dje u konsumua një puc kushtetues. Vendi në spirale informaliteti. Qëllimi kapja e një kryeprokurori politik që mbyll dosjet e krimit të Ramës. Ka vetëm një dhunim dhe shkatërrim, ai është shkatërrimi dhe dhunimi i Kushtetutës. Parlamenti nuk është ai që patë dje, me një shumicë të marrë peng nga krimi dhe paratë e drogës, Parlamenti është Kushetuta, as karriget as kartonat e deputetëve aq më tepër kartonat e vjedhur dhe trafikuar sic e patë vetë nga Balla dhe ushtarët e tjerë. Ajo që është e rëndë s’është sjellja e opozitës në Parlament por sjellja e Ramës, fyerja, ka vetëm një shkatërrim, dhunim, shkatërrimi i Kushtetutës nga Rama. Kjo do ketë pasoja të rënda për satbilitetin në vend."