Protesta e një dite më parë pati momentet e saj pikante, që u diskutuan më shumë në rrjetet sociale.

Një prej tyre ishte ai i shpërthimit të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.

Nuk mbeti më pas edhe mbledhja e kartave të votimit nga ana e kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Pamjet e protestës mund të kenë bërë xhiron e botës, por këto meme kanë bërë xhiron e rrjetit në Shqipëri.

E keni të garantuar që së paku do buzëqeshni, edhe pse mund të duket humor i zi.