Kryeprokurori në ikje, Adriatik Llalla, ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme. Llalla do t’i dorëzojë sot detyrën pasardhëses së tij të përkohshme, Arta Marku. Kjo e fundit do të marrë zyrtarisht detyrën e kryeprokurores sot në orën 10:00.
Arta Marku u zgjodh kryeprokurore e përkohshme një ditë më parë nga mazhoranca me 69 vota. Seanca u përfshi nga tensione të ashpra dhe një situatë e jashtëzakonshme, pasi opozita ishte kundër këtij vendimi. Militantë dhe simpatizantë të opozitës së bashkuar protestuan dje jashtë Kuvendit, duke u përplasur me policinë, ku pati dhe persona të lënduar.





