Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në emisionin “Opinion” ka deklaruar se kushdo që i dha urdhër Gardës të bllokonte ish-Kryeministrin Sali Berisha të fliste në Parlament, duhet të arrestohet.

Sipas tij, ish-Kryeministrit Berisha ia dha fjalën kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe nuk mund ta ndalonte askush që të shkonte në foltore.

“Ai që u ka dhënë urdhër atyre gardistëve për t’i ndërpreë fjalën një deputeti…Kryetari i Parlamentit që është autoriteti në Parlament, është njeriu që të jep fjalën, dhe pas kësaj çohet Garda e Republikës dhe ndërpret deputetin të flasë, ky është puç. Është shkelje e hapur, është dhunë e pastër e fjalës së lirë. Ai që e ka dhënë këtë urdhër, në qoftë se kjo prokurore e re do që të ketë ndonjë pikë, ta arrestojë sot. Futen sonte në burg të gjithë siç janë aty në rresht dhe e nxjerrin vet ata se kush e ka dhënë urdhrin. Duhet sonte”,- deklaroi Manjani në “Opinion”.