Gjatë orëve së para të mbrëmjes së sotme qafa e Llogarasë në Vlorë është përfshirë nga reshje të dendura dëbore.

Policia e Vlorës sqaron se për shkak të densitetit të lartë të dëborës në Qafën e Llogarasë, automjetet qarkullojnë me vështirësi.

"Bëjmë me dije se është ndërprerë lëvizja e mjeteve të rënda (kamionat dhe autobusët).

Policia Rrugore apelon qe të gjithë drejtuesit e mjeteve  të pajisen e të vendosin zinxhirë kur të kalojnë në drejtim të këtij aksi rrugor. Drejtoni mjetin me kujdes",- thotë policia.