Policia e Shtetit deklaron se gjatë protestës së sotme të opozitës 6 efektivë janë lënduar si pasojë e dhunës së ushtruar nga protestuesit.

Tre prej uniformave blu vijnë nga rradhët e forcave “Shqiponja", ndërsa 3 policët e tjerë të lënduar janë efektivë të komisariatit nr.1 të Tiranës.

Policia sqaron se ka nisur bashkëpunimin me prokurorinë e kryeqytetit për të vijuar me verifikimet dhe identifikimin e personave që kanë ushtruar dhunë ndaj policisë.

"Gjatë protestës së sotme të opozitës të zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë janë lënduar dhe kanë marrë ndihmë mjekesore 6 punonjës policie, konkretisht:

O.M, V.T dhe M.A, efektiv policie te Forca e Posaçme ‘Shqiponja’.

N.K, E.X dhe D.B, efektivë policie të Komisariatit të Policisë nr 1, nga të cilët dy prej tyre femra.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po vijon verifikimet për identifikimin e gjithë personave, të cilët kanë ushtruar dhunë gjatë protestës."- sqaron policia.