Tre deputetë të Partisë Demokratike rezultojnë se kanë votuar pro Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë votim të gabuar apo të paqëllimshëm, por për kartat e votimit të cilat deputeti Taulant Balla i ka marrë nga krahu i opozitës.

Kështu sipas procesverbalit të publikuar edhe nga deputeti Genc Pollo, rezulton se ai vetë, së bashku me Ervin Salianjin dhe Anton Frrokajn kanë votuar pro Markut.