Në kohën e nisjes së procesit të votimit në Kuvendin e Shqipërisë, shoqëruar sot me tension, tymuese dhe përplasje të forta, deputeti i PS, Taulant Balla është ‘kapur mat’.
Në foto Taulant Balla është kapur teksa merr një kartë për të votuar, nga vendet e deputetëve të opozitës. Kujtojmë se para votimit, Balla iu drejtua kryeparlamentarit Ruçi, duke i thënë “kryetar më kanë vjedhur kartën”.





