Gjatë seancës së sotme parlamentare ka ndodhur një incident i cili ka kaluar pa u vënë re. Deputeti demokrat Ervin Salianji duke u përplasur fizikisht me gardën apo ndezuar flakadanë, në një moment e kanë lëshuar nervat.
Salianji ka tentuar të rrëmbejë karrigen për ta hedhur atë drejt punonjësve të gardës, të cilët kishin krijuar kordonin e sigurisë, për të mos lejuar konfrotimin fizik midis deputetëve të PD –së, kryeministrit dhe kreut të Kuvendit.
Deputeti i djathtë, është ndalur nga kolegët, Florion Mima dhe Agron Shehaj në momentin kur ka tentuar të ngrejë karrigen për ta hedhur drejt punonjësve të gardës apo dhe drejt Kryeministrit./City News





