4 vite më parë, ish-deputeti demokrat Sokol Olldashi, u nda nga jeta në një aksident rrugor, çka tronditi mbarë opinionin publik.
17 dhjetori i këtij viti do të shënonte 45 vjetorin e tij të lindjes, por tashmë prej vitesh kjo datë kujtohet me shumë mall dhe dhimbje nga njerëzit e dashur.
Një ndër to është pikërisht e ëma, Kozeta Olldashi, e cila përmes një postimi në Facebook, tregon sa shumë i mungon i biri. Duke na përlotur të gjithëve, ajo tregon se për ditëlindjen e Sokolit, ka përgatitur ëmbëlsirën e tij të preferuar.
"E si mund të bëhet ditëlindje jote pa ty bir? 45 do të mbushje sot…Ta përgatita dhe ëmbëlsirën e preferuar, gostita me ata që erdhën, ata që vijojnë të të duan, miqtë e tut ë fëmijërisë, të cilëve u mungon. Sa shumë të prita o bir. Sa dëshirë për atë përqafim të ngrohtë. Do vijoj të të pres gjersa të jap frymë e të të vij pranë të kujdesem për ty, sikurse më parë. Dhimbje…dhe përsëri mall pafund."





