Këto janë pamjet e reja me dron nga protesta e opozitës së bashkuar përpara Parlamentit.

“Report Tv” sjell pamjet me dron të momentit kur protestues të shumtë përplasen me policinë, duke tentuar të çajnë kordonin e uniformave blu dhe të hyjnë në sallën e Kuvendit, aty ku mazhoranca do të zgjidhte Kryeprokurorin e ri të Përkohshëm.

Seanca plenare është shoqëruar me tensione të ashpra, ku pasi u ndërpre dy herë mazhoranca zgjodhi Arta Markun kryeprokurore të përkohshme mes tymuesve dhe flakadanëve të hedhur nga opozita.