Ditën e djeshme, në media qarkulloi lajmi se një skaf me drogë i ka shpëtuar policisë së Durrësit, ndërsa në pranga kanë rënë dy trafikantët.(lexo këtu)

Mendohet se droga është nisur nga Vlora drejt zonës veriore të qytetit të Durrësit për të mbërritur në destinacionin përfundimtar, shtetin fqinj Mali i Zi.

Nga ana tjetër, Policia e Durrësit në një njoftim për mediat, bëri me dije se në lagjen 15 e njohur si zona e Porto Romanos, janë bllokuar 3 mjete dhe 1 karel që përdoret për transportimin e mjeteve lundruese, si dhe janë shoqëruar 8 persona. (lexo këtu)

Sipas njoftimit, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Autoritetet Italiane vijojnë hetimet  për sqarimin e situatës. Në të gjithë vijën kufitare po ushtrohet kontroll i imtësishëm nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Autoritetet Italiane Guardia Di Finanza, Frontex dhe policitë e vendeve fqinjë, për të evidentuar dhe bllokuar ndonjë mjet lundrues qe dyshohet se mund të jetë transportuar me karel deri në breg të detit ku dhe u sekuestruan mjetet dhe kareli.

Deri tani nga asnjë nga Policitë e përfshira në operacion nuk është konstatuar asnjë mjet lundrues.