Tensionohet situata në Kuvend. Deputetët e PD-së menjëherë pas mbarimit të fjalës së Lulzim Bashës janë ngritur në foltore dhe janë konfrontuar me gardistët.

Reagimi i tyre ka ardhur pas fjalës së Taulant Ballës që prezantonte “nismën luledielli”.

Ndërsa Berisha bëhej gati të fliste pas tij, gardistët nuk e kanë lejuar dhe kaq ka mjaftuar që disa deputetë të PD-së të nisin të shtyjnë.

Sot Partia Demokratike në bashkëpunim me aleatët e saj protestojnë para parlamentit për të kundërshtuar zgjedhjen e kryeprokurorit të përgjithshëm.