Pas përmbytjeve të 30 nëntorit, në autostradën Tiranë-Durrës, disa automjete janë ndeshur me të tjera probleme, këtë radhë iu janë çarë gomat.
Kështu denoncon një drejtues mjeti që ishte duke lëvizur mbrëmjen e djeshme në autostradë. Sipas tij, janë rreth 5 makina që iu janë çarë gomat nga gropat e mëdha.
“Në autostradën Tiranë – Durrës km 6. Pesë makina kanë çarë gomat nga gropat e mëdha. Mu mu çanë tani dy gomat njëherësh”, shkruan ai për “JOQ”, teksa e shoqëron dëshminë e tij së bashku me këtë video nga ajo që i ndodhi gjatë natës.





