Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pak orë para protestës që do të organizojë opozita sot para Kuvendit, për t’i thënë ‘jo’ zgjedhjes së kryeprokurorit të ri të përkohshëm.

Në një status të shkurtër në ‘Facebook’, ish-lideri i demokratëve shkrua se ora e fitores po afron. Ndërkohë, ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të jenë pjesë e protestës.

“Ora e protestses, ora e fitores po afron! Neser ne ora 09:30 te gjithe ne proteste para parlamentit! Sb”, thuhet në mesazhin e Berishës të publikuar mbrëmë.

Ditën e djeshme dy partitë politike, PD dhe LSI vendosën që të mbanin një protestë ditën e hënë në orën 09:30, pasi kundërshtojnë zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të përkohshëm, që do të bëhet vetëm me votat e shumicës.