Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të protestojnë ditën e nesërme në orën 09:30 ndaj vendimit të zgjedhjes së kyeprokurorit të ri të përkohshëm, vetëm me votat e shumicës, ndaj edhe Policia ka ndërmarrë një sërë masash për mbarëvajtjen e situatës.

Burime nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë bëjnë me dije se do të bllokohen disa rrugë, duke nisur nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme, për të vijuar deri në mbarim të protestës nesër.

NJOFTIMI

Në kuadër të zhvillimit të protestës të subjektit të Partisë Demokratike, më datë 18 Dhjetor 2017, ora 09.00-13.00, para Parlamentit, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ju bënë me dije se:

Duke filluar që më datë 17.12.2017, në orën 22:00 dhe deri në përfundimin e protestës ditën e nesërme nuk do lejohet lëvizja e mjeteve në rrugët e mëposhtme:

• Rruga “Xhorxh Bush” ( nga Ura e Elbasanit – kryqezimi tek sheshi “Sulejman Pasha”

Spostimi te rruga “Xhorxh Bush” dhe rrugicat që kufizohen me të do filloj nga ora 22:00 e datës 17.12.2017.

Nesër nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës në hyrjet e qytetit dhe brenda unazës se mesme nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë të cilat do devijojnë në Unazën e madhe dhe rrugë të tjera alternative.

Do ketë devijim të trafikut në shumë akse rrugore.

Mjetet e transportit të ardhur nga rrethet nuk do lejohen në brendësi të qytetit dhe do te parkohen :

• Tek Terminali në rrugën e “Elbasanit”

• Sheshi “Shqiponja”, rruga “Teodor Keko”.

• Në hyrje të Kombinatit deri tek varrezat e Kombinatit.

• Gjithashtu do te ndalohet futja e mjeteve tek Ura e “Paskuqanit” dhe ura e “Babrroi”.

I sugjerojmë qytetarëve të largojnë mjetet e tyre në rrugët e sipërcituara duke lehtësuar së tepërmi punën e policisë.

Në të kundërt mjetet do spostohen me mjete ngritëse.

Gjithashtu luten qytetarët që të shmangin përdorimin e panevojshëm të automjetit ditën e neserme si dhe segmentet që të lidhin me qendren e qytetit dhe rrugen e Elbasanit për shkak te devijimeve dhe kufizimeve që do fillojnë nga ora 08:00 e mengjesit deri në përfundim të protestes.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin!