Të gjithë ata konsumatorë të cilët nuk kanë paguar faturën e ujit të pijshëm nuk do të marin më këtë shërbim.
Ndërrmarrja e Ujësjellësit në Durrës është zhvendosur gjatë kësaj jave në zonën e plazhit me qëllim ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme. Në fokus janë familjarët, te cilët figurojnë me lidhje dyfishe dhe bizneset, që nuk jane të pajisur me matës.
Sipas inxhinierit të kësaj ndërmarrjeje, Gerald Dautaj, ky aksion është në vijimësi tek të gjithë konsumatorët. Janë afro 30 lidhje të paligjshme që ndërpriten në ditë.
Ndërkohë, që ky aksion do të vazhdojë deri në ndërprerjen e cdo lidhjeje të dytë, pasi zona është me rrjet të ri ujësjellësi.
Nga 1 shkurti 2018, të gjithë ata konsumatorë familjarë apo biznese që kanë ende lidhje të paligjshme, do procedohen penalisht dhe rrezikojnë masa të rënda.
Kjo vlen edhe per konsumatorët me detyrime të prapambetura, të cilët duhet të marrin masa për t’i likuiduar, sepse nga data e sipërmendur do të nisë ndërpreja e shërbimit për ta.





