Gjykata e Beratit ka vendosur të lërë në burg 49-vjeçarin Aliosha Eminin, i akuzuar për përdhunimin e një 13-vjeçareje dhe tentativën për të trafikuar të motrën e saj 19-vjeçe.

Pasi ka dëgjuar palët, gjykata vendosi të japë masën 'arrest me burg' për Eminin, që sipas Policisë njihet si person me probleme mendore.

49-vjeçari u denoncua nga dy vajzat, 13-vjeçarja deklaroi në polici se ishte abuzuar seksualisht nga Emini, ndërsa e motra se kishte tentuar ta trafikonte jashtë vendi me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Ndaj tij rëndojnë akuzat "trafikim i të rriturve" dhe "marrëdhënie seksuale me të mitur".