Sekuestrohen 2 kg heroinë brenda një kamioni të ngarkuar me pelet në portin e Durrësit. Droga u gjet gjatë skanimit të mjetit.

Drejtoria e Doganave Durrës ka bërë të ditur se po presin strukturat antidrogë për vijimin e hetimit të heroinës së gjetur në kamion.

Ndërkohë Autoritetet Doganore janë duke ushtruar kontroll të përbashkët me policinë kufitare, pasi mjeti u skanua dhe doli i markuar.