Gjatë kontrolleve rutinë që policia e Durrësit ushtron ndaj personave të dyshimtë që qarkullojnë në qytet me automjete, ka gjetur një fenelinë në makinën e një të riu.

Kështu, një ditë më parë në lagjen nr.4, rreth orës 16:30, uniformat blu ndaluan shtetasin K.H. vjeç 24, banues po në këtë lagje.

Gjatë kontrollit të mjetit të tij tip “Hyndai” është gjetur një fenelinë, e ndaluar për t’u mbajtur nga personat civilë.

Nuk jepen detaje se përse i riu e mbante atë në makinë, ndërkohë që ndaj tij ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.