Përveç kryeministrit Edi Rama që u kthen përgjigje komentuesve në "Facebook", duket se të njëjtën gjë po bën edhe paraardhësi i tij, ish- kryeministri Sali Berisha.

Në një status në "Facebook", një qytetar pyet Berishën nëse në kohën kur ai ishte kryeministër ishte më mirë apo më keq se tani. Përgjigja e ish- kryeministrit ishte surprizuese, pasi nuk ka fshehur dobësitë që ishin në atë kohë, por sërish u shpreh se nuk mund të bëhet krahasim me qeverinë e Edi Ramës.

Komentuesi:
Doktor me respekt po të pyes .Në kohën tënde ishte më mirë apo më keq ? Të gjithë kemi aq inteligjencë sa të mund të kuptojmë dhe të ndajmë, sadopak ndryshimet.

Replika e Berishës: 
Eri pavarësisht nga dobësitë dhe të metat e mëparshme mendoj se asnjë krahasim nuk mund të bëhet me narkoshtetin e sotëm të Noriegës.

tmhghgtfb