Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka thënë në seancën e sotme dëgjimore në Gjykatën e Krimeve të Rënda se duhet t’i hiqet masa e bllokimit të pasaportës, pasi prokuroria këto prova që ka nuk i ka të reja dhe i ka pasur në dosje që në datë 20 tetor.

Por gjyqtarja pasi u terhoq për vendim, nuk ia hoqi masën, duke lënë në fuqi bllokimin e pasaportës së Tahirit.

Duke u prononcuar shkurtimisht për gazetarët jashtë godinës së Gjykatës, Tahiri tha se “do të flasë së shpejti”, por nuk ka bërë komente të tjera.

Ndërkohë që avokati i tij Maksim Haxhia sulmoi Gjykatën e Krimeve të Rënda duke thënë se është “kthyer në një notere për kërkesat e Prokurorisë”.

Në keto dy video mund të shihet reagimi i Tahirit me qytetarët jashtë gjykatës, dhe avokati i tij i acaruar me gazetarët.