Komisioni i Ligjeve ka përgatitur raportin për secilin nga kandidatët e vetëofruar për postin e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm. Nga këta, Arta Marku, Ermira Tafani dhe Ferdinand Elezi përmbushin kushtet formale dhe ligjore
1- Granit Shahu nuk plotëson kushtet dhe kriteret ligjore.
2- Arqile Koça përmbush kushtin 15 vite pune, nuk ka gradë shkencore.
3- Besnik Muçi përmbush kriteret formale, nuk plotëson kriterin e vjetërisë në punë.
4- Ermira Tafani përmbush kushtet formale e ligjore.
5- Artur Selmani plotëson pjesërisht kriteret ligjore.
6- Ferdinand Elezi plotëson kushtet dhe kriteret ligjore.
7- Arta Marku përmbush kriteret ligjore.





