Pasi dëgjoi për 60 minuta pretendimet e Saimir Tahirit dhe avokatit të tij mbrojtës, Maks Haxhia, gjykatësja e Krimeve të Rënda Liljana Baku, mori vendimin final për të ngujuar brenda Shqipërisë Tahiri, duke lënë në fuqi masën e bllokimit të pasaportës së ish-ministrit Tahiri.

Por përveç këtij vendimi të marrë sot, Baku njihet si një nga gjyqtaret që ka gjykuar çështje të rëndësishme penale. Një ndër to është edhe ajo e Nezar Seitit, i etiketuar si financieri i "Habilajve".

Baku ka gjykuar edhe çështjen "Xibraka", ndërsa mbahet mend për refuzimin e kërkesës ndaj Ermal Hoxhës vitin e kaluar për të festuar “Vitin e Ri” pranë familjes. BalkanWeb