120 vende të reja pune me pagë mesatare 650 dollarë. Me këtë lajm e ka nisur ditën sot kryeministri Edi Rama, i cili teksa bën përshëndetjen e mëngjesit në “Facebook”, jep edhe lajmin e çeljes së vendeve të reja të punës në furrën e re të Uzinës së Ferrokromit në Burrel.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES 

dhe me këto sekonda të sapondezjes së furrës së re të Uzinës së Ferrokromit në Burrel, ku falë një investimi prej 9 milionë Euro do të rritet kapaciteti përpunues i kromit në vend e do të punësohen edhe 120 punonjës më shumë me një pagë mesatare 650 USD, ju uroj një ditë të mbarë