Saimir Tahiri është thirrur për t’u pyetur nesër në orën 9.30 te Krimet e Rënda nga gjyqtarja Liljana Baku.

Ligji parashikon thirrjen e ish-ministrit të brendshëm brenda 5 ditëve nga zbardhja e vendimit që i ndaloi daljen jashtë shtetit dhe bllokimin e pasaportës.

Burime nga Krimet e Rënda konfirmojnë se nëser, në këtë seance përballë gjyqtares Baku, ish-ministri Tahiri do të duhet të përgjigjet për të gjitha çështjet që kanë dalë nga përgjimet e Habiljave dhe të dhënat e tjera të siguara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Kështu Tahiri do të pyetet për njohjet me Orest Sotën dhe lëvizjet me automjetin Audi, nëse i ka njohur Habilajt kur i ka takuar, apo akuzat se Tahiri ka përfituar dhurata nga Habilajt.