Prostitucioni lulëzon jo vetëm në zonën e verës por edhe të dimrit në plazhin e Durrësit.

Një apartament në një pallat 7-katësh ishte kthyer në shqetësim të madh për të gjithë banorët. Apartamenti që ishte marrë me qira nga 47-vjeçarja Shpresa Pisha ishte kthyer në një bazë prostitucioni. Baza e prostitucionit gjendej në lagjen “Iliria” në plazhin e Durrësit, në anë të rrugës në krahun e shinave të hekurudhës. 

Aty hynin dhe dilnin në çdo orë të ditës dhe të natës çifte të cilët ishin bërë shqetësim për të gjithë komunitetin për shkak të ndotjes akustike.

Një banor pallati bëri një denoncim në polici dhe pas një hetimi 2-mujor policia arrestoi në flagrancë tre prostituta ndërsa për klientët e tyre që paguajnë lekët policia nuk tha gjë.

Banorët kanë shprehur dyshimet që kjo banesë kishte kohë që shfrytëzohej për prostitucion, për shkak të numrit të madh të personave të panjohur që hynin e dilnin tek ajo derë.

Policia tha se 47-vjeçarja i rekrutonte vajzat dhe klientet në një lokal me qira që kishte në lagjen numër 12.

Prej aty i transportonte në plazh në apartamentin e saj ku çdo akt kushtonte 5o mijë lekë të vjetra.

K.H.