Ish-Kryeministri Sali Berisha zbulon se kush qëndron pas dokumentit të falsifikuar sipas tij të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas tij, Noriega dhe Don Agaçio (Engjëll Agaçi) ndodhen prapa dokumentit të falsifikuar të “Saimir Trafikut”.

“Të dashur miq, fill pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Saimir Trafikut dhe vendimit të Ramës për të mos dorëzuar kriminelin tek drejtësia, per shkak se e merrte me vete ai, për të mashtruar publikun shqiptar nisi me urgjencë incognito sekretarin e përgjithshëm të mafies shtetërore, Don Agaçion për të nxjerrë një vërtetim se Tahiri nuk është nën hetim në Itali”, shkruan Berisha në “Facebook”.

Ai shton se burime serioze zyrtare dixhitale informuan se dokumenti i paraqitur publikut nuk kishte numër protokolli dhe si i tillë ishte një falsifikim pa vlerë, duke nënvizuar se u denoncua publikisht si angazhimi i Edi Ramës dhe “Don Agaçio” ashtu dhe falsitetin e dokumentit.

“I bëj thirrje prokurorisë të hetojë si falsitetin e dokumentit ashtu dhe implikimin direkt të Noriegës dhe mafiozit famoz Don Agaçio në falsifikim dokumentash të shtetit mik dhe mashtrimin e publikut shqiptar”, thotë në mbyllje Sali Berisha.