Në ballafaqimin e radhës mes biznesmenit Ylvi Beqja dhe Emiljano Shullazit, në seancën e sotme në ngarkim të tij, Beqja i ka qëndruar dëshmisë së dhënë më herët, teksa ka treguar kërcënimet sipas tij që i ka bërë Shullazi për çështjen e ish-Vollgës.
Beqja ka thënë se ai e ka kërcënuar ndërkohë që shkonin te noterja për ish-Vollgën, e ka kapur për qafe dhe i ka vënë edhe pistoletën në bark, raporton gazetari i "Panorama".
Por truproja e tij shtetasi R.T e ka mohuar një gjë të tillë, duke treguar se ai dhe Shullazi kishin raporte të mira. Edhe vetë noterja e pyetur në seancë ka thënë se kontrata është firmosur pa asnjë kërcënim.
Përballë kësaj dëshmie ka reaguar edhe vetë Shullazi, i cili i është drejtuar prokurores: "Ju keni tabulatet e Ylviut, por ne kemi incizime, ku ju e keni mësuar atë të dëshmojë kundër meje."





