Avokati Spartak Ngjela, teksa flet për kandidaturat në garë për kryeprokurorin e përgjithshëm dhe emrin që do të pasojë Adriatik Llallën, ka një emër mes tyre, si më seriozi e që nëse në vend do të kishte drejtësi, do të ishte kryeprokuror prej kohësh.
Deklaratën Ngjela e ka bërë gjatë debatit në emisionin "Studio e Hapur", ku pranoi se një nga kandidaturat zyrtare, Ferdinand Elezin e njeh prej kohësh nga afër dhe e çmon si të pakorruptueshëm.
"Këtë e njoh, është nga më seriozët. Duhet të ishte prokuror i përgjithshëm prej kohësh po të kishte drejtësi këtu. Shumë i drejtë, i pakorruptuar, i ka të gjitha. E njoh nga afër."





