Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurimit “ndalim i daljes jashtë shtetit” për Saimir Tahirin.

Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi Gjyaktës masën e sigurimit “ndalim i daljes jashtë shtetit” për ish-ministrin dhe bllokimin e pasaportës së tij.

Kërkesa iu drejtua Gjykatës dhe u pranua nga ana e saj. Tahiri ndodhet nën hetim pasi emri i tij është përmendur në dosjen e prokurorisë italiane në përgjimet e bandës së Habilajve.