Olsi Rama ka premtuar goditje të mëdha në merkato për Partizanin. I ftuar në “Procesin Sportiv”, vëllai i kryeministrit, i cili tashmë është emëruar Drejtori i Përgjithshëm i klubit të kuq, ka thënë ndër të tjera edhe se ka mbetur i zhgënjyer nga futbolli shqiptar në fillim.
“Drejtor i Përgjithshëm në klub, do të thotë të merrem me të gjithë aspektet, në anën administrative dhe sportive. Sapo e kam nisur si punë, por të merr shumë kohë”, deklaroi ai.
Ai zbuloi çfarë i kishte thënë vëllai i tij Edi Rama kur mori rolin e drejtorit.
“Edi e pranoi normalisht vendimin për të drejtuar Partizanin. Sigurisht pa hezituar aspak sepse ka besim tek unë dhe më tha që mund ta bëj”.





