Një çift shqiptar ka pushtuar mediat botërore falë historisë së tyre të pazakontë. Verona Koliqi dhe Mirand Buzaku janë një çift shqiptar nga Kosova, të cilët janë rritur në Londër.

Rastësisht, teksa Verona po i tregonte një foto nga fëmijëria e saj në plazh, vuri re se mbrapa saj në foto ndodhej pikërisht Mirandi, i cili sot është i fejuari i saj.

Verona e shpërndau foton në rrjetet sociale, dhe menjëherë u bë virale, duke tërhequr kështu vëmendjen e disa prej portaleve më të njohur botëror.

"Po shihnim foton dhe ai tha: "prit pak, ai këtu jam unë". Fillimisht s'po e besoja, më dukej shumë për të qenë rastësi. Pastaj pyetëm të afërmit tanë dhe na konfirmuan gjithçka,"-u shpreh vajza.