Bixhozi dhe lojërat e fatit janë shpesh shkaktarë kryesorë të shumë prej problemeve dhe debateve që lindin në familjet shqiptare, kur njëri prej anëtarëve të saj krijon varësi nga këto lojëra dhe lë lekët pas tyre.

Probleme të tilla me sa duket ka edhe në një familje në Durrës, ku babai i një 28-vjeçari ka kallëzuar në polici një shoqëri lojërash fati, ku ka luajtur djali i tij.

Megjithëse djali është në moshë madhore, babai i tij thotë që ai e ka të ndaluar për të hyrë në këto ambiente.

Ky rast është shënuar dje më 8 dhjetor, rreth orës 21:00 në lagjen nr. 4 të qytetit.

Më datë 08.12.2017, rreth orës 21:00, shtetasi P. N.,  vjeç 60, banues në Durrës, kallëzon se, në lagjen nr. 4, një shoqëri e lojërave të fatit e ka lejuar të luajë djalin S. N.,  vjeç 28, banues në Durrës, i cili e ka patur të ndaluar për të hyrë në këto ambiente. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim”, thuhet në njoftimin e policisë.