Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër sot ku do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit.

Por nga ana tjetër të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Shkodër janë ngritur në protestë kundër qeverisë. 

Të rinjtë kanë marshuar në rrugët e qytetit para kinemasë ku mbahet edhe takimi i KKT-së para mbërritjes së kryeministrit, me pankarta në duar “Qeveria e krimit”; “Qeveria e drogës”; “Qeveria e plehrave”.

Megjithatë protesta ka qenë paqësore, ndërsa kishte të pranishme edhe forca të shumta policie.