Alkooli për shumë prej nesh është zgjidhja e duhur për të humbur mendjen nga stresi dhe hallet e përditshme, si dhe na shërben si një formë për t’u argëtuar më shumë kur dalim me shoqërinë.

Megjithëse jemi të vetëdijshëm që ndikon negativisht në shëndetin tonë, sërish nuk lëmë pa e pirë.

Por sa ndikon alkooli në jetën e një çifti?

Së fundmi, studiues të ndryshëm kanë arritur në përfundimin se çiftet që pinë së bashku, kanë një lidhje më të lumtur dhe gjithashtu më jetëgjatë.

Në studimin që është kryer kanë marrë pjesë 3000 çifte që kanë qenë të martuar me një mesatare prej 33 vitesh.

Studiuesit kanë zbuluar se çiftet që pinin alkool së bashku ishin më të lumtur se tek ato ku pinte vetëm njëri prej partnerëve.