Kandidati për Kryeprokuror të Përkoshëm Ferdinand Elezi ka zhvilluar një takim me Adriatik Llallën, të cilit ditën e djeshme i mbaroi mandati. 

I pyetur nga gazetarët ai tha se "u paraqit për të marrë një vërtetim për vjetërsinë e punës" duke mos pranuar të bëjë asnjë koment tjetër.

Aktualisht Ferdinand Elezi është drejtues i Prokurorisë së Apelit Durrës. 

Një ditë më parë maxhoranca vetëm me votat e saj miratoi projektvendimin për zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm sipas rekomandimeve të partnerëve ndërkombëtarë EURALIUS dhe OPDAT.