I pranishëm në Panairin e parë kombëtar të Sporteve të aventurës, i cili është organizuar sot paraditë në Tiranë, gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama është fishkëllyer nga disa të rinjë.

Të rinjtë nuk ndaluan as në momentin kur Rama përdori ironin e tij duke i quajtur të rinjtë bylbyla.

"Këtu afër është pylli mund të shkoni dhe të fishkëlleni. Dakord bilbila?! Ja ku e keni pyllin! Ju dhjetë bilbila që fishkëlleni nga kënaqësia dilni në pyll hipin në pemë e fishkëlleni. Këtu jemi për turzimin e aventurës por jemi dhe në një ditë të shënuar që është dita e rinisë."