Dhjetori e njëkohësisht muaji i festave është muaji më i veçantë për shumë vetë, i karakterizuar me bredha, dekorime, e ushqime të mira.

Por tani, sipas statistikave nga "eBay", duket se personat të cilët blejnë përmes internetit e kanë zëvendësuar bredhin tradicional me bredhin ngjyrë rozë.

Siç raportohet, ka një rritje prej 615 për qind në kërkimet për bredha ngjyrë rozë krahasuar me vitin e kaluar. Çdo orë nga 18 njerëz janë duke kërkuar në "eBay" për bredh ngjyrë rozë.