Viktoria Lopjereva është modelja bukuroshe, e cila është shpallur edhe “Miss Rusia” në vitin 2003, por që prej vitit 2015, ajo është emëruar si një prej ambasadoreve të Kupës së Botës, e cila do të zhvillohet në vendlindjen e saj gjatë verës së ardhshme.

32-vjeçarja, e cila ka pozuar edhe për revistat më në zë të modës, njihet në mbarë botën për suportin e madh që i jep edhe skuadrës së Bajernit që prej periudhës që ata drejtoheshin nga Pep Guardiola.

Lopiereva do të jetë e pranishme në çdo eveniment të Kupës së Botës, ku do të ndezë çdo sfidë të këtij kompeticioni.