Një kompani në Rimini të Italisë do të cojë një javë me pushime në Karaibe punonjësit.
Të gjitha shpenzimet për 27 punonjësit do të mbulohen nga kompania Lasersoft, e cila feston 30 vjet aktivitet, raporton Il Messaggero.
Nëse punonjësit do të marrin ndonjë familjar me vete shpenzimet e tij do t’i përballojnë vetë.
Nisja është parashikuar në datë 4 janar dhe të gjithë janë super entuziastë.
Një udhëtim të ngjashëm në Dubai, po kjo kompani organizoi për punonjësit në vitin 2008.
Njëri nga punonjësit që ka qenë i pranishëm në pushimet e paguara në Dubai, 10 vjet më parë, tregohet mëse entuziast që është pjesë e kësaj firme.
Ndërkohë, njëri nga bashkëpronarët Antonio Piolanti thotë se me rastin e 30-vjetorit të kompanisë po i shpërblejmë punonjësit me një udhëtim në Karaibe.





