Kryeministri Edi Rama ka uruar ndjekësit në Facebook për një ditë të mbarë me disa pamje nga fushat sportive të Lungomares në Vlorë, pas përmbytjeve të ditëve të fundit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Statusi i Edi Ramës:

MIRËMËNGJES 

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto dy pamje nga fushat sportive të Lungomares në Vlorë pas aluvionit të katër netëve me parë dhe mbrëmë

Në postimin e tij vihet re përdorimi i fjalës ‘aluvion’ për të cilën komentuesit i kujtojnë se po përmbyt edhe gjuhën shqipe.