Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, gjatë takimit të mbajtur në Tiranë më sipërmarrës nga i gjithë vendi, apeloi sipërmarrjen të kontribuojë me ndihma konkrete për të prekurit nga përmbytjet që përfshinë të gjithë vendin tonë javën e shkuar.

Qato informoi se ka nisur puna për evidentimin e dëmeve dhe dëmshpërblimin e çdo qytetari të prekur. “Nga sot në bashkëpunim me prefektët ka nisur puna për evidentimin e dëmeve, por ndihma juaj duke nisur nga ushqimet e deri te veshmbathjet do të ishte mjaft e nevojshme”, deklaroi Qato.

Reshjet e dendura që përfshinë të gjithë vendin javën e shkuar shkaktuan përmbytje në jug të vendit. Tashmë moti ka ardhur drejt përmirësimit dhe situata është qetësuar. Sipas Komitetit të Emergjencave, 80% e familjeve të evakuuara janë kthyer në shtëpitë e tyre.