Shumë persona kalojnë një pjesë të mirë të ditës në punë. Një sondazh i Gallup tregon se të rriturit në Amerikë punojnë rreth 47 orë në javë.
Duke marrë parasysh kohën që i kushtoni punës, është e rëndësishmë që të dini nëse është puna e duhur dhe këto shenja e tregojnë.
-Koha kalon pa e menduar në punë.
Ndonjëherë habiteni kur shihni sa shpejt kanë kaluar orët e punës, ndërkohë që keni qenë duke bërë ndonjë detyrë. Kjo tregon se është puna perfekte.
-Sfidoni veten dhe ndërmerrni rreziqe.
Arrini që të shtyni veten për të dalë nga rutina e përditshme për të bërë dicka tjetër, qoftë edhe gabim.
-Nuk keni nevojë për kafe cdo mëngjes.
Ndoshta e merrni kafenë tuaj me nxitim gjatë rrugës për në punë, por kjo nuk ju ndihmon që të qëndroni zgjuar. Energjia juaj vjen nga dëshira për të punuar, jo nga kafeina.
-Shefi ju shtyn.
Nëse mendoni që fakti se keni një shef të sjellshëm është shenjë e mirë, nuk është e vërtetë. Në fakt ato janë thjesht për të shmangur konfliktet. Shefat e mirë dijnë kur të jenë mbështetës që të shtyjnë punonjësit për të punuar më shumë.
-Kolegët janë miqtë tuaj.
Nëse personat që punojnë në të njëjtin ambient me ju janë të shoqërueshëm, atëherë jeni në vendin e duhur. Fakti që ka konkurencë bën që të ketë aktivitet të lartë në punë, por nuk e shkatërron afrimitetin.
-Keni kohë të mjaftueshme për njerëzit e dashur dhe veten.
Puna e ëndrrave nuk ju shkakton probleme në shëndet apo në marrëdhëniet personale, thjesht ju lejon të keni sukses për të gjetur kohë edhe për njerëzit e dashur.
-Jeni të qetë dietën e dielë.
Shumë njerëz e urrejnë ditën e dielë pasi është fundi fundjavës. Në fakt, duhet të shijoni ditën e pushimit për të qenë të gatshëm që të jeni më energjikë gjatë javës.
-Nuk pushon së foluri për punën.
Ky është një zakon paksa i bezdisshëm, por fakti që flisni për punën nënkupton momentet pozitive dhe qesharake me kolegët tuaj. Sigurisht për aq kohë sa historitë janë të vërteta.
-Paratë nuk janë primare.
Edhe puna e ëndrrave mund të kthehet në tmerr nëse paga është shumë e ulët. Kjo është e vërtetë, por nuk duhet të jetë primare pasi e bëni punën me pasion dhe gjithcka shpërblehet në fund të ditës.
-Dëshironi pozicionin e shefit.
Fakti që mendoni se do jeni të suksesshëm në të ardhmen dhe do arrini në atë pikë ku është shefi juaj nuk është shenjë e keqe. Nënkupton që e bëni dicka me dëshirë dhe keni nevojë të vlerësoheni për aftësitë tuaja.





