Pas mbarimit të emergjencës së motit, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin e Emergjencave dhe ka premtuar kompensim për banorët e përmbytur, njesoj siç u veprua në 2015-n:

"Për sa na takon, ne do të bëjmë, e përsëris, maksimumin, siç kemi bërë edhe herën e shkuar, pa lënë askënd pa kompensuar deri në fund për dëmet që ka pasur", tha kreu i qeverisë.

Rama theksoi mes të tjerash se përparësi do të ketë dhe nisma ligjore për sigurimin e banesave dhe bizneseve nga përmbytjet, pasi buxheti i shtetit nuk mund t'i përballojë gjithmonë.

"Ka mbaruar emergjenca e motit dhe ka nisur faza e dytë: Reagimi ndaj pasojave në çdo aspekt", tha ai duke njoftuar se do nisë rregullimi i infrastrukturës, mbjellja e pemëve, riparimi i shkollave dhe nisja e mësimit dhe sidomos, nisma ligjore për detyrimin e biznesve dhe banorëve për të siguruar banesat dhe bizneset.