Një shqiptari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka buzëqeshur fati duke fituar plot 1 milion dollarë me vetëm një biletë lotarie që kushton 1 dollar.
“Unë blej një biletë lotarie herë pas here, por kësaj radhe ishte vërtet shpërblyese”, tha Nicaj pasi fitoi çmimin e madh.
Babai i 6 fëmijëve tha se gëzimi i gjithë familjes ishte i madh, pasi morën vesh se janë fituesit e lotarisë.
“E pashë biletën në mëngjes dhe nuk ndaloja dot duke u hedhur nga gëzimi. Fëmijët më dëgjuan dhe zbritën poshtë. Djali 6-vjeçar filloi të më pyeste se me sa zero ishte shuma që fitova”, ka thënë ai.






