Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka parë nga afër situatën në Darëzezë të Fierit, ku fshati është përmbytur nga vërshimet e lumenjve.
Kreu i demokratëve shoqërohej edhe nga kryebashkiaku socialist i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.
STATUSI I PLOTE
Në Darëzezë, në Fier, futja në fshat ishte e pamundur. Fshati i përmbytur ishte i izoluar nga shkatërrimi i rrugës. Transporti i banorëve bëhej me varka. Përgëzova ushtarët që po punonin për rivendosjen e lidhjes mes zonës së permbytur dhe pjesës tjetër të Fierit. Kryebashkiaku Armando Subashi më njohu me masat e marra për shpëtimin e njerëzve. Tani që rreshjet treditore janë në minimum, është emergjente ndihma me ushqime, veshje dhe strehim për zonat e përmbytura.





