Si pasojë e përmbytjeve në gjithë vendin, prurjet e ujit kanë nxjerrë në tokë shumë mbeturina por edhe gjallesa të ndryshme.

Një qytetar ka dërguar disa foto dhe video për "JOQ.al", ku tregon se si pasojë e përmbytjeve në Fushë-Krujë, një gjarpër rreth 2 metra i gjatë ka dalë në tokë.

Fatmirësisht gjarpri është i ngordhur dhe nuk përbën rrezik por duhet pasur kujdes pasi mund të ketë edhe gjarpërinj të gjallë, të cilët mund të hyjnë në banesat e banorëve që ndodhen të përmbytur.

"Lumi iku po ja çfarë la pas nga Fushë-Kruja", është mesazhi i raportuesit.